Site icon Telegrafi

Në veri të vendit janë konvertuar 1, 560 patentë shoferë në RKS

Qytetarët në veri të Kosovës vazhdojnë me zëvendësimin e patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet jolegale serbe me ato zyrtare të Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar për Telegrafin se deri më tani 1560 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët ilegalë në ata legalë të Republikës së Kosovës.

Sipas Elshanit, në Leposaviq janë konvertuar 386 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 429, në Zubin Potok 223 dhe në Zveçan 234.

Konvertimi ka nisur me 9 maj 2024 dhe do të vazhdojë deri me 9 gusht 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version