Site icon Telegrafi

Në veri të Mitrovicës pankarta fyese e kërcënuese për serbët, që të mos pranojnë targat RKS

Mëngjesin e sotëm janë shfaqur pankarta me mesazhet kërcënuese dhe fyese në automjetet me targa serbe të parkuara në rrugët e veriut të Mitrovicës.

Mesazhet ishin vendosur në pankartat e vendosura në xhamat e përparmë të automjeteve që kanë pamjen e tabelave provuese RKS, por në të cilat është shkruar me shkronja të kuqe “Për këto targa, ju q…nënën”.

Mesazhet e tilla u shpërndanë në veturat e makinat e parkuara në të gjithë pjesën veriore të qytetit.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ditë më parë ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e automjeteve që vijnë nga Serbia, të cilat gjatë hyrjes në Kosovë janë të obliguara të pajisen me tabelat e përkohshme RKS.

Një vendim i tillë po kundërshtohet nga Beogradi. Prandaj, të nxitur nga Qeveria Serbe, serbët lokalë në veri tash e 10 ditë po i mbajnë të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinë dhe Bërnjak. /Telegrafi/

Exit mobile version