Telegrafi

Në veri të Kosovës, serbët po përgatisin “vdekje të dyshimta”?

Foto: Arkiv

Pas vendosjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë, në komunat verore ka filluar kampanja propagandistike për një “katastrofë humanitare”.

Mediat serbe kanë raportuar deri më tani për rrezikun e mungesës së produkteve ushqimore e medicinale.

Por, Kosovapress ka mësuar se në spitalin e Mitrovicës Veriore, është dhënë urdhri që të raportohen edhe “vdekje të dyshimta”.

“Vdekja e parë të konstatohet se ka ardhur nga gjendja e mungesës së barnave dhe katastrofës humanitare”.

Kështu është dhënë urdhri vetëm e vetëm që të shkaktohet skandal ndërkombëtar – thonë burimet e KosovaPressit nga institucione ndërkombëtare.

Përndryshe, çdo donacion që vjen për spital dhe të ngjashme lirohet nga të gjitha taksat.

Para pak ditëve nga Serbia ka ardhur një donacion me medikamente dhe pajisje medicinale në vlerë 200,000.00 (dyqind mijë) euro të cilat janë liruar nga të gjitha taksat dhe kane arritur në destinacion pa asnjë problem.