Telegrafi

Në verë çmendeshin pas tij, tani Juventusi dhe Evertonin e refuzojnë N’Zonzin

SEVILLE, SPAIN - AUGUST 22: Steven N'Zonzi of Sevilla FC reacts during the UEFA Champions League Qualifying Play-Offs round second leg match between Sevilla FC and Istanbul Basaksehir F.K. at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on August 22, 2017 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Steven N’zonzi i Sevillas ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar veror, me Juventusin që e drejtonte garën për të.

Por në atë kohë Sevilla vendosi ta mbajë dhe nuk e lejonte largimin e tij pa përmbushjen e klauzolës.

Edhe Evertoni kishte shfaqur interesim për francezin, por që as këta nuk arritën t’i marrin shërbimet e tij.

Arsyeja e dorëzimit të Juventusit dhe Evertonit është pasi lojtari ka treguar rendiment të dobët në këtë kohë.

 

Steven N’Zonzi i Sevillas drejt largimit /Getty Images)

E ardhmja e N’Zonzit është e paqartë, sidomos pas shkarkimit të trajneri Eduardo Berizzo.

Sipas El Mundo Deportivos, lojtari pëlqehet në Ligën Premier, nga disa skuadra, normalisht duke e përjashtuar Evertonin.

Mesfushori edhe më parë ka luajtur në Ligën Premier te klubi si Blackburn dhe Stoke. /Telegrafi/