Site icon Telegrafi

Në Venezuelë banorët prisnin ujin, por nga çezmat filloi të rridhte naftë (Foto/Video)

Kur banorët e Venezuelës janë zgjuar nga gjumi kanë kuptuar se nga çezmat e tyre po dilte diçka tjetër, në krizën më të fundit që ka goditur kombin e Amerikës së Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët në San Diego, shteti Carabobo, përmbytën mediat sociale me fotografi dhe video të ujit të zi ndërsa ankoheshin se ishte kontaminuar me naftë.

Siç thuhet tutje, qyteti ka vuajtur me një furnizim të ndërprerë të ujit për muaj me radhë.

Por kur furnizimi u kthye të mërkurën, banorët zbuluan se nuk mund të pinin atë që po dilte nga rubinetat e tyre.

Një gazetar lokal, shkroi në Twitter: “Gjendja për mungesën e ujit në San Diego është e tmerrshme. Ka sektorë që kanë kaluar më shumë se dy muaj pa shërbim”.

“Këtë mëngjes uji që erdhi në San Diego ishte i tmerrshëm. Fare i përshtatshëm për konsum”.

Ndryshe, thuhet se Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës së përpunuar në botë, por presidenti Maduro është akuzuar për keqmenaxhimin e saj, duke lënë kombin të varfër.

Raportet e “ujit të zi” filluan të qarkullojnë një ditë pasi kryeprokurori i Venezuelës filloi një hetim ndaj kreut të opozitës Juan Guaido, rreth ndërprerjes së ujit. /Telegrafi/

Exit mobile version