Site icon Telegrafi

“Ne vendosim”: KSHZ nuk kujdeset për votuesit fiktiv në Listën zgjedhore

Administratorët nga KSHZ nuk e punojnë punën për të cilën paguhen. Për KSHZ-në nuk janë të rëndësishme ankesat që kemi raportuar, kështu sot është shprehur ‘Ne vendosim’ në një konferencë për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kastriot Memeti nga ‘Ne vendosim’ tha se ka pasur raportime nga qytetarët të cilët thonë se u është ofruar rryshfet nga partitë politike për t’ua dhënë votën.

Maja Veliçkova nga “Ne vendosim” tha se deri më tani në linjën e tyre telefonike “0800 88 888“ ka pasur 30 thirrje nga ana e qytetare, lidhur me raportimin e parregullsive dhe shtypjeve të ndryshme parazgjedhore.

Nga “Ne vendosim”, bëjnë thirrje deri te institucionet përgjegjëse që të bëjnë kallëzime penale kundrejt KSHZ-së, për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version