Aksioni qytetar “Ne vendosim” informuan se sot deri në orën 12 në linjën pa pagesë 0800 88 888, ka pasur ankesa prej një numri më të madh të qytetarëve që nuk gjenden në Listën Zgjedhore dhe për shkak të kësaj nuk mund ta realizojnë të drejtën e votës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga aksioni qytetar thonë se këtyre qytetarëve i këshillohet që të kërkojnë nga Bordi zgjedhor që në vendvotimin e tyre të kontrollojnë në listat e posaçme nga Lista Zgjedhore për votim jashtë vendit.
“Nëse gjenden në listën e posaçme, qytetarët do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës si të vlefshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga “Ne vendosim”.
Prej atje potencuan se nëse nuk gjenden në Listën Zgjedhore, qytetarët kanë të drejtë që të ankohen në KSHZ./Telegrafi/