Telegrafi

Në vend të Anita Haradinajt, sonte në Prime si opinioniste Arta Selimi

Sonte (e premte) spektakli i BBVK, filloi me disa ndryshime interesante.

Anita Haradinaj, e cila ka qenë opinioniste e këtij edicioni të Big Brother, është zëvendësuar sonte.

Anita shpesh ka bërë bujë për mënyrën se si ka komentuar banorët dhe ngjarjet rreth tyre, shpesh herë edhe është akuzuar për ofendime ndaj banorëve.

Lexo po ashtu “A e ke parë veten në pasqyrë" - Anita Haradinaj e ofendon Gani Gërminë gjatë spektaklit

Në vend të Anitës, sonte është ulur aktorja dhe gjithashtu banorja e edicionit të parë të BBVK, Arta Selimi.

Arta ka pasur një rrugëtim të gjatë në edicionin e parë.

Foto: Screenshot

Ajo është njohur si një konkurrente e fortë, e cila gjithnjë ishtë e përfshirë në debate të forta.

Sonte Arta ka befasuar, duke dalë kësaj here si opinioniste. /Telegrafi/