Site icon Telegrafi

Në vend që të relaksohet në plazh apo pranë pishinës, Ronaldo po i kalon pushimet në palestër

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo është duke i kaluar pushimet në palestër në vend që të relaksohet në plazh apo pranë pishinës me pije, ashtu siç bëjnë kolegët e tij.

Kjo gjë dëshmon për përkushtimin e jashtëzakonshëm që bën 34-vjeçari për gjendjen e tij fizike.

Nuk ka dyshim se ai do të jetë në formë maksimale edhe në sezonin e ri 2019/2020 me Juventusin nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

Ndërsa në rrjetet sociale, CR7 ka publikuar fotografi, ku shfaqet në palestër duke bërë rutinën e stërvitjeve të tij edhe në ditët e pushimit.

(Foto: Instagram/cristiano)

Superylli portugez gjithmonë i ka kushtuar rëndësi të madhe formës së tij fizike përgjatë karrierës, ndërsa para se të transferohej te Juve nga Real Madridi, gjendja e tij fizike ishte krahasuar me atë të një 20 vjeçari. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheCalcioGuy/status/1021382202351857664

Exit mobile version