Të gjithë janë në dijeni tashmë të një ngjarje mjaft të befasishme që ndodhi në label-in e njohur kosovar, “ON Records”.
Kjo pasi dy nga reperët më të njohur të cilët ishin pjesë e këtij label-i, Getinjo dhe Mozzik, dhanë dorëheqje në mënyrë krejt të papritur.
Për këtë gjë u tha se ata do të ndiqen penalisht, dhe këtë e konfirmoi gjatë një bisede për Telegrafin, edhe ish-menaxheri i tyre, Met Elshani.
Sidoqoftë, mes gjithë këtyre ngjarjeve që kanë prekur këtë label, “ON Records” po vazhdon intensivisht punën me artistët e tjerë.
Ka qenë sot këngëtarja Kida, e cila ka qëndruar totalisht indiferente ndaj largimit të papritur të kolegëve të saj, ndërsa ka paralajmëruar së së shpejti vjen projekti i saj më i ri.
Në një fotografi të hedhur në rrjetin social Instagram, Kida shfaqet me kitarë pranë studios, teksa bën me dije se së shpejti vjen kënga e saj më e re, e cila do të punohet nga Zzap dhe Chriss.
“Për të gjithë fansat e mi të dashur, kënga ime e re vjen së shpejti”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta, ka qenë mjaft aktive dhe e pëlqyer gjatë vitit 2017, dhe duket se me të njëjtin entuziazëm dhe vrull, ajo po punon edhe projektet e saj të reja në vitin 2018. /Telegrafi/