Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur me familjarët e saj.
Ajo ka një lidhje të veçantë me të dy prindërit e saj: Valbonën dhe Afrimin.
Të enjten, me rastin e ditëlindjes së babait të saj, këngëtarja e njohur publikoi në InstaStory një fotografi ku shfaqej krah të atit.
“Shumë urime babai, të dua”, shkroi ajo në mbishkrimin e një prej imazheve.
Ndërkohë, pak minuta më vonë, Adelina nuk hezitoi që të ndajë me ndjekësit edhe një fotografi të rrallë nga fëmijëria.
Në këtë fotografi, Berisha dukej e lumtur si fëmijë teksa pozonte në krahët e babait të saj, me të cilin vazhdon të ruajë një lidhje të veçantë.
Adelina është e vetmja në familjen e saj që merret me muzikë, me çka ka gjetur mbështetjen te prindërit e saj që në fillim drejt rrugës së saj në këtë lëmi. /Telegrafi/