Telegrafi

Në universitet ofrohet kursi i shkrimit të këngëve të Taylor Swift

(Foto: Instagram/taylorswift)

Një kurs shkrimi i këngëve, i bazuar në punën e Taylor Swift, do të ofrohet në Universitetin e Teksasit në Austin, me albume të tilla si, “Red” dhe “Evermore” në planprogram.

32-vjeçarja ka shkruar mbi 50 këngë që nga fëmijëria e saj dhe tani libri i këngëve të saj do të “lexohet” së bashku me klasikët si Geoffrey Chaucer, William Shakespeare dhe Samuel Taylor Coleridge në universitet dhe do të përpiqet të “prezantojë leximin kritik letrar dhe metodat e kërkimit-aftësitë bazë për punë në letërsinë angleze dhe disiplina të tjera të shkencave humane” te studentët – transmeton KP.

Një përshkrim në faqen e internetit të universitetit thotë: “Duke u fokusuar në muzikën e Swift dhe kontekstet kulturore në të cilat ndodhen ajo dhe karriera e saj, ne do të shqyrtojmë kornizat për të kuptuar punën e saj, si forma poetike, stili dhe historia midis çështjeve të ndryshme dhe teorike, ndërsa praktikojmë leximin e ngushtë dhe të thelluar, vlerësimin e burimeve dytësore dhe ndërtimin e argumenteve të forta”.

(Foto: Instagram/taylorswift)

Lajmet për kursin e shkrimit të këngëve vijnë vetëm disa muaj pasi autorja e hitit “Shake It Off” mori një doktoratë nderi nga Universiteti i Nju Jorkut pasi u rikonfirmua nga kolegji si “një nga artistet më të famshme të brezit të saj”.

Lexo po ashtu Taylor Swift paditet me më shumë se një milion euro për kopjimin e konceptit për albumin e saj “Lover”

Ndërkohë, një universitet i veçantë në Teksas njoftoi në korrik se një kurs i titulluar “Harry Styles dhe Kulti i të famshmëve: Identiteti, Interneti dhe Kultura Pop Evropiane”, do të ofrohet nga viti 2023 dhe do të bazohet rreth këngëtares.

(Foto: Instagram/taylorswift)