Reperi i njohur kosovar, Skivi, ka tash e sa kohë që ka paralajmëruar se është në përgatitje të një projekti të veçantë muzikor.
Bëhet fjalë për një triologji të përfshira të tëra në një video, e cila do të jetë jo më e shkurtër se 11 minuta.
Për Telegrafin, rap-artisti ka zbuluar se përbrenda videos gjigante, do të jetë edhe një sekuencë 3-4 minutëshe, e cila do të jetë një mini-film.
Rolin kryesor aty do ta luajë një nga aktorët e serialit vendor “Besa”, i cili trajton temën e konflikteve shqiptaro-serbe, dhe në përgjithësi territoreve ballkanike.
Kjo pjesë do të punohet nga një prej regjisorëve më të famshëm të serialit “Narcos”, që pritet së shpejti të jetë pjesë e “Netflix”.
Jon Raci është përndryshe aktori i ri që do të jetë pjesë e projektit muzikor të reperit.
Skivi ka qenë mjaft aktiv në publikimin e projekteve përgjatë gjithë këtyre viteve, ndërsa triologjia në fjalë duket se do të shënojë një prej projekteve me rëndësinë më të veçantë në karrierën e tij. /Telegrafi/