Thonjtë minimalë me format efektive, linjat precize dhe simbolet efektive janë prezantuar si trendi më i ri i manikyrit
Ky trend në masë të barabartë është elegant dhe klas, ndërkaq varësisht nga ngjyra dhe teknika e aplikimit mund të jetë elegant dhe paksa avangardë, transmeton Telegrafi.
Më mbresëlënëse janë linjat të cilat zëvendësohen në ngjyra të ndryshme, si edhe trekëndëshat e gërshetuar dhe kuadratet e linjave të trasha në nuanca të zjarrta, të cilat në mënyrën më të mirë paraqesin minimalizëm “të ashpër”.
Edhe pse duket që duhet shumë angazhim, me pak imagjinatë dhe veprime precize me një brushë të hollë është e mundshme të arrihet kjo pamje e pazakonshme.
/Telegrafi/