Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit S.Z për veprën veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës i pandehuri S.Z ka nxitë, përhapë publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në atë mënyrë që përmes rrjetit social TikTok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit S.Z. në drejtim të veprës penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’, nga neni 141 par.1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës i pandehuri S.Z ka nxitë, përhapë publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në atë mënyrë që përmes rrjetit social TikTok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/