Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi në një konferencë për media ka folur lidhur me integrimin e sistemit të drejtësisë në veri, për të cilën tha se do të përfundojë në tetor.
Ai tha se integrimi i gjyqësorit në veri është i vonuar.
“Procesi i integrimit në pjesën veriore nuk varet nga ne. Deri më tash 34 gjyqtarë i kanë plotësuar kriteret që të dekretohen nga presidenti dhe 14 vende janë të lira për të aplikuar për gjyqtarë”, bëri të ditur Idrizi.
Në takimin njoftues ndërmjet ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizin, ministrja Hoxha shprehu gatishmëri për t`i ndihmuar Këshillit Gjyqësor që të ketë një efikasitet të madh.
Ajo tha se shtimi i efikasitet në gjyqësor është i një rëndësie të veçantë. /Telegrafi/