Telegrafi

Në “TEC Drini i Zi” vjet janë prodhuar 588 milionë kilovatë në orë energji elektrike

Hidrocentralet “Shpilje” dhe “Glloboçica”, që e përbëjnë “TEC Drini i Zi” , vitin e kaluar kanë prodhuar 588 milionë kilovatë në orë energji elektrike, që është prodhim më tepër se ai i planifikuari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në dy objektet plani vjetor jo vetëm që është realizuar, por edhe është tejkaluar. Në HC “Shpilje” janë prodhuar 355 milionë kilovatë orë energji elektrike, që paraqet 28,6 në vend të prodhimit më të madh të planifikuar. Në HC “Globoçicë” janë prodhuar 234 milionë kilovatë orë, që nënkupton 23 për qind më tepër prodhim”, informojnë nga “TEC Drizi i Zi”.

Kompetentët vlerësojnë se reshjet e dëborës që javën e kaluar e përfshinë rajonin më të gjerë të Dibrës, si dhe ato që paralajmërohen, priten në mënyrë të favorshme të ndikojnë ndaj hidrologjisë në periudhën e ardhshme.

Plani për këtë vit është projektuar për 275 milionë kilovatë energji elektrike për “Shpiljen”, respektivisht 184 milionë për “Glloboçicën” ose gjithsej në të dy centralet planifikohet që të prodhohet 459 milionë kilovatë në orë energji elektrike./Telegrafi/