Site icon Telegrafi

Në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë u shfaq premiera e shfaqjes “Bëje ose vdis”

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Teatrin e Gjakovës “Hadi Shehu” është dhënë premiera e shafqjes “Bëje ose vdis” nga Jeton Neziraj dhe me regjisore Blerta Rrustemi – Neziraj.

Kjo shfaqje është një dramë në të cilën flitet për të burgosurit politik që kanë qenë të burgosur nga sistemi jugosllav, ku në theks të veçantë vihen në pah sfidat e veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti.

Autori i shfaqjes Jeton Neziraj tha që përmes shfaqjes “Bëje ose vdis” kanë arritur të përcjellin tek publiku sakrificën dhe idenë që kanë pasur të burgosurit politk shqiptar nga sistemi serbo-jugosllav në periudha të ndryshme kohore, duke shtuar që tema e kësaj shfaqjeje mund të mos flasë shumë, por për brezat më të vjetër se 30 vjeç kjo shafqje mund të jetë me më shumë kuptim, pasiqë ata e njohin më mirë këtë periudhë kohore.

Pjesë e kësaj shafqjeje ishin aktorët Jahja Shehu, Ernest Malazogu , Edi Kastrati, Armend Smajli, Albulena Kryeziu Bokshim dhe Altina Kusari. /Telegrafi/

Exit mobile version