Telegrafi

“Ne të tre”, Sara dhe Ledri shijojnë pushimet në Brezovicë ndërsa tregojnë se po presin me pa durim ardhjen në jetë të vajzës

Foto: Ledir Vula/Sara Hoxha/InstaStory

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, po i shijojnë në maksimum momentet e veçanta krah njëri-tjetrit.

Çifti ishin për javë tëra me pushime në Ulqin, ndërsa ka në bërë edhe të ditur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Sara ka zbuluar gjininë e fonjës që po pret të vijë në jetë, e cila do të jetë vajzë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Pas pushimeve në bregdet, dyshja kanë zgjedhur tashmë që t’i kalojnë disa ditë të mira pushimi në reliev malor, ndaj dhe për këtë kanë zgjedhur destinacionin e radhës Brezovicën.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Ka qenë Ledri ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram disa imazhe nga çastet e këndshme që ai dhe Sara po kalojnë atje.

Një nga postimet më të veçantat mbetet ai kur çifti po drekonin së bashku, ndërsa reperi ka shkruar në mbishkrimin e imazhit “Vetëm ne të tre”.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Me këtë, ai sikur nënkuptoi që çifti mezi po presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. /Telegrafi/

Foto: Sara Hoxha/InstaStory

 

Foto: Ledri Vula/InstaStory