Një i mitur është shoqëruar në stacionin policor pasi i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:50 në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ka dorëzuar edhe një armë zjarri, një karikatorë me 12 fishekë të cilat i kishte mbajtur në banesë.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që te i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), po ashtu i dyshuari ka dorëzuar edhe një armë zjarri, një karikatorë me 12 fishekë të cilat i kishte mbajtur në banesën e tij”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në raport po ashtu thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/