Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Naser Berisha, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Në të mirë e në të keq” titullohet kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Siç tashmë njihet, projekti i përket zhanrit ‘rock’ dhe siç ka njoftuar është një kthim në gjenezën e albumit tij të parë.
Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Zeqirja Bajrami, kurse për orkestrimin është përkujdesur Reshat Beqiri.
Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge po ashtu është bërë nga vet këngëtari dhe kjo tanimë gjendet e plotë në kanalin e tij në YouTube.
Klipi gjithashtu është bardh e zi dhe protagonistët shfaqen me kostume te zeza e kollare rozë.
Berisha admirohet nga publiku për vokalin e veçantë, i cili ndër vite ka realizuar hite të mëdha. /Telegrafi/