Site icon Telegrafi

Në të dy llogaritë e Kryqit të kuq janë grumbulluar 660.158 euro

Në xhiro llogarinë e Fondit për solidaritet të Kryqit të kuq janë derdhur gjithsej 27.573.229 denarë ose 448.345 euro, ndërsa nga dhurimi në vlerë prej 100 denarë përmes thirrjes telefonike janë grumbulluar 13.026.500 denarë ose 211.813 euro, ose gjithsej 660.158 në të dy llogaritë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksioni i grumbullimit të mjeteve planifikohet të zgjasë deri më 21 gusht, ndërsa vazhdimi i tij do të varet nga interesimi i qytetarëve dhe subjekteve juridike për të dhuruar ndihma.

Pas përfundimit të aksionit mjetet do të transferohen në llogaritë e qytetarëve të prekur nga vërshimet në pajtim me vlerësimin e komisioneve të autorizuara të cilët veprojnë në terren./Telegrafi/

Exit mobile version