Site icon Telegrafi

Në Tarragona të Spanjës ekziston “një përfaqësi e zhdukur e BMW-së”, e mbushur me makina të vjetra klasike

Në një “sallon” të veturave të braktisura gjendet “një thesar historik”, madje aty thuhet se janë disa nga modelet më të veçanta në historinë e BMW.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është një përfaqësi e lënë pas dore BMW në Tarragona, Spanjë.

Në garazhet e saj, nën një shtresë të trashë pluhuri, ndodhen disa nga klasikët më të dëshirueshëm të markës bavareze.

Për dhjetë vjet në errësirë, makina të tilla si Seria 7 më e bukur e të gjitha kohërave (e32) me motor V12 kanë pritur të “shpëtohen”.

Po aq interesante është M5 (e28), e vetmja seri e vërtetë 8 (e31), por jo vetëm kaq.

Më interesante është se pronari i koleksionit nuk u kufizua rreptësisht në produktet e kompanisë bavareze, kështu që atij iu bashkuan disa Citroen dhe Jeep. Aty ka edhe Alfa e Lancia. /Telegrafi/

Exit mobile version