Site icon Telegrafi

Në takim me ambasadorin francez, Osmani: Nevojitet zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në takimin me ambasadorin francez, presidentja Osmani ka nënvizuar nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Sipas komunikatës nga Presidenca, në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët rreth qëllimit të përbashkët për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Presidentja Osmani theksoi gatishmërinë për bashkëpunim të ngushte mes Kosovës dhe aleatëve të saj për ta arritur fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës.

Ajo vlerësoi raportet me Francën dhe konfirmoi partneritetin dhe bashkëpunimin në të ardhmen, i cili i shërben ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend e rajon, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version