Telegrafi

“Në sytë e tu është lumturia ima”, Shkurte Gashi pranon dhurata nga partneri për ditëlindjen e 36-të

Shkurte Gashi Foto: Instagram

Shkurte Gashi, këngëtarja e zhanrit popullor, sot (e shtunë) feston ditëlindjen e saj të 36-të.

Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve të saj në rrjetin social Instagram, ku pranoi urime të shumta nga fansat.

Në mesin e fotografive ishin edhe disa dhurata, të cilat ndonëse mund të jenë nga partneri i këngëtares.

Foto: Instastory

Fillimisht ajo ndau pamje nga një torte gjigante, derisa në mbishkrim shkroi: “Faleminderit dashuria ima”.

Nuk mungoi as edhe një qafore, ku në të ishte një dedikim për artisten e njohur.

Foto: Instastory

“Në sytë e tu është lumturia ime”, ishte shkrimi në qafore.

Sidoqoftë kësaj, Shkurta tashmë është bërë nënë për herë të parë, duke mbajtur jetën private larg syve të mediave. /Telegrafi/