Telegrafi

Në Sydney bien temperaturat, Rita Ora fillon ta ndjejë të ftohin në kontinentin australian

Ajo ishte duke shijuar ditët e fundit me mot të ngrohtë në Sydney, gjatë një udhëtimi në plazh javën e kaluar.

Por Rita Ora ishte më pak e impresionuar kur temperaturat në qytetin port të Australisë ranë në 16 gradë celsius të premten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 30 vjeçe, mbërriti në Australi në muajin shkurt dhe i ra të shijonte verën me motin e ngrohtë që mbizotëron në këtë kontinent gjatë këtyre muajve.

Sidoqoftë, ndërsa Sydney po shënon temperatura të ulëta, interpretuesja e hitit “Let You Love Me”, dukej më pak se e tronditur me motin më të ftohtë gjatë daljes së saj në periferitë lindore.

Rita kishte veshur çizme të leshta të markës “Ugg”, të cilat pa dyshim i mbanin këmbët e saj të këndshme dhe të ngrohta.

Ajo gjithashtu kishte veshur një palë pantallona të zinj, bluzë të zezë me mëngë të gjata nën një pallto elegante ngjyrë rozë.

Këngëtarja e hitit “For You” pavarësisht ditës me re, i mbrojti sytë e saj me një palë syze dielli të errëta.

Ajo mbante telefonin e saj në dorë, i cili kishte një mbështjellës të ndritshëm.

Duke u ngrohur, anëtarja e jurisë së “The Voice Australia” bleu katër kafe të shijshme përpara se të futej në veturën e saj.

Kjo shëtitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi Rita u pa duke shijuar një drekë me të dashurin e ri, Taika Waititi, në Sydney të enjten.

Çifti dukeshin të dashuruar ndërkohë që po dilnin për drekë në restorantin “Chiswick” në periferi të Wollahra, në Sydney.

Rita shëtiti me regjisorin e filmit “Thor”, ndërsa më pas në drek iu bashkuan edhe disa miq të tjerë si: Chris Hemsworth, Aaron Grist dhe gruaja e Matt Damon Luciana Barroso.

Dyshja tashmë e kishin konfirmuar mirë dhe me të vërtetë romancën e tyre të dielën, në një paraqitje të përbashkët, ku ata shiheshin shumë afër me njëri-tjetrin.

Rita dhe Taika nxitën thashethemet e romancës muajin e kaluar pasi ata shkuan së bashku në një premierë në Shtëpinë e Operës së Sydneyt.

Shqiptarja u nda nga regjisori francez, Romain Gavras në fillim të këtij viti.

Besohet se Taika u nda nga gruaja e tij, Chelsea Winstanley, në vitin 2018 pas shtatë vjet martese. Ata kanë bashkë dy vajza: Te Hinekāhu dhe Matewa Kiritapu. /Telegrafi/