Site icon Telegrafi

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Çifti i të moshuarve nga Kosova, në prani të mbesës së tyre 8-vjeçare u arrestuan në Aeroportin e Dortmundit pasi autoritetet gjermane zbuluan se ata nuk e kishin vuajtur dënimin e plotë pas një gjykimi në vitin 2009.

Gjykata Rajonale e Shtutgartit kishte dënuar 60-vjeçarin dhe gruan 63-vjeçare me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim secili.

Policia federale kishte lëshuar një alarm për të arrestuar çiftin, raporton media gjermane.

Çifti, i shoqëruar nga mbesa e tyre tetëvjeçare, kishte arritur në Dortmund pas një fluturimi të nisur nga Prishtina.

Pas skanimit të gjurmëve të gishtërinjve, policia konfirmoi identitetin e çiftit dhe i arrestoi ata menjëherë.

Meqë ata kishin vuajtur vetëm një pjesë të dënimit me burg, ata tani do të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në një institucion korrektues.

Çifti kontaktoi djalin e tij 34-vjeçar në Recklinghausen për të marrë përsipër mbajtjen e mbesës së tyre në pritje të burgosjes së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version