Site icon Telegrafi

Në Suharekë, arrestohet një person për detyrim në prostitucion

Arrestohet një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” si dhe identifikohet viktima e trafikimit

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me njësit vartëse nga Prizreni, të udhëhequr nga Prokurori i Shtetit pran PTH – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, sot me datë 14 qershor 2016 ka realizuar një operacion policor të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e një (1) personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”.

Ky operacioni policor është realizuar në Suharekë, dhe si rezultat i punës së zyrtarëve policor është identifikuar edhe një (1) viktimë e trafikimit.

Nën dyshimin e bazuar për përfshirje në vepër penale me këtë rast është arrestuar: S. i lindur me 1984 – M/Sh/Kosovës.

Personi i arrestuar me vendim të Prokurorit është ndaluar në mbajtje prej 48 orëve.

Exit mobile version