Site icon Telegrafi

Në Suedi rritet numri i islamikëve radikal

Numri i islamikëve të radikalizuar në Suedi nga 200 sa ishin në vitin 2010, ka arritur në mijëra, njoftoi sot shërbimi sekret suedez, duke vlerësuar se vetëm disa prej tyre kishin gjasa për të përgatitur një sulm terrorist.

“Kemi parë se numri i tyre ka arritur tashmë nga disa qindra në disa mijëra”, theksoi për agjencinë lokale të lajmeve “TT”, kreu i shërbimeve sekrete (Sapo), Anders Thornberg, duke përmendur një situatë të rëndë.

“Fakti që grupet ekstremiste po zhvillohen, është një sfidë historike”, deklaroi ia.

“Vetëm disa prej mijëra islamikëve kanë si qëllim dhe mundësinë për të përgatitur dhe kryer një sulm terrorist”, nënvizoi ai.

Në vitin 2010, një raport i Sapo-s kishte theksuar se numri i islamikëve të radikalizuar në vendin skandinav kishte arritur në 200.

Sipas Thornberg, rritja e ndjeshme e islamikëve të radikalizuar ka ardhur si pasojë e propagandës së organizatës së Shtetit Islamik, që ka bashkuar grupe të ndryshme të ekstremistëve islamikë.

Exit mobile version