Në Suedi, vend ky i cili nga fillimi i pandemisë së coronavirusit praktikoi një qasje me liberale kundër COVID-19, ka filluar të bie besimi në përgjigjen e shteti ndaj pandemisë, madje edhe mbreti i këtij vendi që rrallë herë deklarohet, ka kritikuar ashpër ekspertët shëndetësorë.
Siç shkruan Bloomberg, shumë më shumë suedez janë sëmurë dhe kanë vdekur nga COVID-19 sesa në vendet tjera nordike, e duke marrë parasysh që në Stokholm pothuajse nuk ka shtretër të lirë në repartet e kujdesit intensiv, niveli i frustrimit është jashtëzakonisht i madh, transmeton Telegrafi.
“Populli suedez e ka pësuar në kushte të vështira”, ka deklaruar mbreti Karl XVI Gustaf. E kur është fjala për strategjinë që është aplikuar në Suedi, mbreti Karl tha se “nuk ia kemi arritur”.
Pjesa e madhe e fajit i është faturuar arkitektit kryesor të strategjisë epidemiologjike dhe njëherit shefit të Agjencisë për shëndet publik, Anders Tegnel, e sipas anketave të publikuara të enjten, në dy muajt e fundit përkrahja për të ka rënë dukshëm.
Ndërkohë, Tegnel ka vazhduar të mbrojë strategjinë e Suedisë për shmangien e mbylljes, duke pretenduar se nuk ekzistojnë dëshmi që maskat mbrojtëse kanë pasur rol pozitiv në luftimin e COVID-19.
Gjatë një interviste dhënë për TV4, Tegnel ka thënë se askush nuk mund të thotë nëse strategjia e Suedisë ka dështuar. Megjithatë, ka pranuar se situata në vendin e tij është e frikshme. /Telegrafi/