Site icon Telegrafi

Në Strumicë shpaloset parullë kundër Zaevit (Foto)

Sot në mëngjes, në hyrje të qytetit të Strumicës është shfaqur një parullë me përmbajtje që sulmon liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev, njiherit kryetar i komunës së Strumicës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Parulla e quan Zaevin një kriminel të falur nga ligji, që ka legalizuar krimin.

Kongretisht përmbajtja e parullës është si vijon: ”Mirë se vini në Strumicë, vendi ku krimineli i falur, Zaev, legalizon krimin”.

Zaevi akuzohet se ka legalizuar haciendat ”Kullat e mbreti”, në mënyrë të paligjshme./Telegrafi/

Exit mobile version