Në Strumicë u mbajt punëtori dhe diskutim publik për propozim-planin rajonal për menaxhimin me hedhurina dhe propozim-vlerësimi strategjik i mjedisit jetësor që përfshihen në projektin ”përpilimi i planit rajonal me dhjetë plane komunale për menaxhim të integruar të bërllogut në rajonin planor juglindor”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Plani mbështetet financiarisht nga Programi për zhvillim të barazpeshuar rajonal. Bartës i projektit është Qendra për zhvillim të rajonit planor juglindor, kurse përfshihen komunat e Bogdancit, Bosilevës, Vallandovës, Vasilevës, Gjevgjelisë, Dojranit, Konçe, Novo Sellës, Radovishit dhe Strumicës.
Me këtë plan rajonal është e nevojshe të përpilohen edhe dhjetë plane komunale që do të jenë në përputhje me planin rajonal dhe në afat të caktuar të japin efekt pozitiv në mbrojtjen e mjedisit jetësor./Telegrafi/