Telegrafi

Në stilin e Modric, Bellingham i dhuroi asistim magjik Brahim Diazit

Magjia e Jude Bellingham vazhdon në seancat stërvitore të Real Madridit.

Këtë herë, anglezi ka asistuar te Brahim Diaz me një pasim madhështor duke e goditur topin me të jashtmen e atletes.

Fillimisht, Dani Carvajal e pasoi topin e Bellingham, me anglezin që goditi me të parën dhe e gjeti Brahim Diazin.

Sulmuesi spanjoll nuk pati nevojë të bënte shumë dhe e futi topin në portën e vogël me gjoks.

Në tri ndeshjet e para të Real Madridit, mesfushori anglez ka shënuar katër gola dhe ka një asistim. /Telegrafi/