Patriarku bullgar, Neofiti do të takohet me patriarkun ekumen, Bartolomeu, për të diskutuar rreth statusit të Kishës Ortodokse Maqedonase.
Që të dy do të shërbejnë liturgji fetare më 7 janar në Kishën e Shën Stefanit, e njohur si Kisha e hekurt, që ndodhet në Stamboll, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë liturgji do të marrin pjesë edhe kryeministri bullgar, Boyko Borisov, si edhe kreytari turk, Recep Tayyip Erdogan.
Nova Tv bën të ditur se kjo kishë u meremetua dhe ka kushtuar rreth 3,5 milionë euro./Telegrafi/