Site icon Telegrafi

Në stadiumin që sot mban emrin “Adem Jashari”, dikur është zhvilluar një ndeshje e Kampionatit Evropian

Kosova nuk është pjesë e Kampionatit evropian të futbollit ‘Francë 2016’. Kosova si shtet i pavarur nuk ka histori në kampionate evropiane të futbollit, që luhen prej vitit 1960, çdo katër vite.

Megjithatë, Kosova është pjesë e historisë së evropianëve të futbollit, ngjarjes prej më të mëdhave sportive në botë, shkruan Koha Ditore. Ndër të tjera në Kosovë është luajtur një ndeshje kualifikuese për kampionat evropian.

Bëhet fjalë për ndeshjen e Grupit 3 të kualifikimeve për Evropianin e vitit 1980. Në Mitrovicë, në stadiumin e Trepçës, më 31 tetor të vitit 1979, Jugosllavia fitoi 2-1 ndaj Rumanisë.

Ishte kjo ndeshja e parafundit në atë cikël e përfaqësueses së Jugosllavisë, pjesë e të cilit shtet federativ ishte edhe Kosova.

Ishte ndeshje historike në fakt, ndonëse tash shërben vetëm për statistikë. Ishte ndeshja e parë që luhej në stadiumin olimpik në Mitrovicë, që tani e mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari.

Exit mobile version