Site icon Telegrafi

Në Spitalin e Pejës 150 pacientë me coronavirus, 23 prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 150 pacientë me coronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve katër pacientë janë në respirator(CPAP), 104 pacientë janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 23 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë vikendit 487 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 62 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

16 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 11 normale dhe 5 me prerje cezariane. Janë lindur 16 foshnje, 7 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore.

380 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,859 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione. /Telegrafi/

Exit mobile version