Telegrafi

Në Spanjë të sigurt, Gameiro kalon te Barca

Barcelona raportohet se ka arritur marrëveshje me Sevillan për të transferuar sulmuesin Kevin Gameiro.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Luis Enrique është duke kërkuar një sulmues që do të shërbente si zëvendësim i treshes Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.

Lexo po ashtu Gjashtë sulmuesit që Barcelona është duke i vëzhguar (Video)

Tani thuhet se klubi ka arritur marrëveshje me Sevillan dhe Gameiron dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë transferimin e tij.

Çmimi i francezit është rreth 20 milionë euro.