Mos komponimi i tij në Barcelonë ka ngjallur kritika, por Philippe Coutinho do ta ketë edhe një tjetër rast për të treguar sa vlen, kjo pasi që është lënduar Ousmane Dembele.
Siç njoftojnë tek Blaugranat, francezi do të humbasë dy javë, shkaku i një dëmtimi të lehtë në kyçin e këmbës dhe kështu braziliani do të marrë më shumë minuta dhe do të jetë në formacionin fillestar.
Dembele nuk do të jetë në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Sevillas , si dhe ndeshjet e La Liga kundër Gironas dhe Valencias.
Coutinho erdhi në Barcelonë si një forcë më shumë në sulm, për ta ndihmuar duetin Luis Suarez dhe Lionel Messi, por vëmendja është kthyer te Dembele, që e ka fituar vendin në formacion, shkruan Marca.
Pas një performance të dobët ndaj Levantes, Coutinho ishte më mirë në dy ndeshjet pasardhës, por që ishte përsëri dobët në ndeshjen e fundit kundër Leganes.
Ernesto Valverde i ka besuar atij dhe Barcelona nuk dëshiron të humbasë një investim shumë miliona euro.
Ai do ta ketë rastin që të tregojë vetën në katër ndeshjet e ardhshme, për të treguar atë që e kishte bërë te Liverpooli.
Coutinho erdhi te Barcelona për shumën e 120 milionë eurove./Telegrafi/