Në shtetin e Spanjës është dhënë alarm për dy fëmijë shqiptarë të zhdukur, të cilët dyshohet se janë rrëmbyer nga babai i tyre në Gjermani dhe transferuar më pas në shtetin spanjoll.
Ngjarja ka shqetësuar mbarë mediat e Spanjës, të cilat kanë filluar të shpërndajnë fotografitë e fëmijëve në rrjetet sociale, duke iu bërë thirrje për raportim të gjithë atyre që mund t’i hasin ata diku.
E një thirrje të tillë e ka bërë edhe modelja e famshme Georgina Rodriguez, njëherësh partnerja e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo.
Georgina ka rishpërndarë në InsatStory njoftimin për kërkimin e dy të miturve shqiptarë nga postimi i mediumit spanjoll Diario ABC, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj “Shpërndajeni”.
Kristian dhe Amantia Toska, të cilët u zhdukën me babanë e tyre në Gjermani më 17 janar në atë që dyshohet se ishte rrëmbim i prindërve, thuhet se mund të ndodhen në Tenerife të Spanjës.
Hetimi tregon se të miturit mund të gjendeshin në Tenerife, edhe pse linja të tjera të mundshme janë duke u hetuar. Paralajmërimi u dha nga nëna e të miturve të zhdukur në Gjermani më 17 janar kur paralajmëroi se babai i fëmijëve i kishte marrë dhe ata ishin zhdukur, shkruan Diario ABC.
Nëna e Kristian dhe Amantia, Joaquín Amills, mori telefonata nga babai në të cilat ai e kërcënoi atë, duke thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.
Kristian Toska është 11 vjeç, ka flokë ngjyrë kafe dhe ka ngjyrë të hollë, me sy kafe. Ai mban syze me udhëzim të mjekut dhe u pa për herë të fundit me motrën e tij 10-vjeçare, gjithashtu të zhdukur, Amantia Toska. Amantia është e hollë me flokë të gjatë kafe kaçurrela dhe sy kafe. /Telegrafi/