Përkundër faktit që dështuan të fitojnë në njërën prej dhjetë ndeshjeve të tyre të fundit, ka qenë një sezon i parë shumë i mirë për Las Palmas pas rikthimit në elitën e futbollit spanjoll.
Të besuarit e Garcia Pimientas ranë në pozitën e 14-të gjatë javëve të fundit, por rënia nga kategoria elite e futbollit spanjoll nuk ishte asnjëherë një çështje për ta.
Gjatë këtij sezoni përveç lojës sulmuese që e karakterizoi Las Palmasin, në pah dolën disa futbollist të talentuar, njëri prej te cilëve është edhe Alberto Moleiro.
Moleiro, i cili shpeshherë është krahasuar me Pedrin e Barcelonës, konsiderohet si njëri ndër lojtarët më të mirë të ri të futbollit spanjoll.
Ai shkëlqeu me paraqitjet e tij në Segunda Division vitin e kaluar, ndërsa atë formë e ka bartur edhe këtë edicion në La Liga. Ai ndoshta nuk ka arritur të bëjë më shumë se sa dy gola të shënuar dhe tri asistime, por aftësitë e tij taktike dhe teknike janë ato që kanë rënë në syrin e ekipeve të mëdha evropiane.
Disa klube të ndryshme përgjatë Evropës janë në dijeni të talentit që Moleiro posedon dhe siç raporton Diario AS, dy nga ekipet e mëdha që kanë shprehur interesim për spanjollin janë Liverpooli dhe Interi.
Real Betisi dhe Villarreali gjithashtu po monitorojnë gjithashtu situatën e tij, ani pse është thuajse e pamundur që këto dy klube të përballojnë shumën prej 25-30 milionë eurosh që duhet të paguhet për kartonin e tij.
Barcelona gjithashtu ka mbajtur një interesim tek Moleiro gjatë viteve të fundit, por nuk ia dolën që të sigurojnë nënshkrimin e tij në 2022. Sidoqoftë, me shumë gjasa ata nuk do të tentojnë që të hyjnë përsëri në negociata me Las Palmasin, dhe kjo mund t’ia hap rrugën Liverpoolit./Telegrafi/
AS 🇪🇸 linking strong LFC interest in Las Palmas Attacking MF Alberto Moleiro (20), he is no 10 in below clip with superb pass). He is often compared to Pedri, another Las Palmas MF with similar traits. Also reports LFC tried to sign him 2 years ago too pic.twitter.com/0ApOvNmRw2
— Moby (@Mobyhaque1) May 4, 2024