Site icon Telegrafi

Në Sofje nuk figuron gjuha maqedonase, por gjuha e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë

Një detaj mjaft interesant ka pikasur Tv Telma, në lidhje me Samitin e sotëm BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në faqen zyrtare të BE-së në të dhënat për Samitin e Sofjes, në pjesën e të dhënave për përkthimin e deklaratës së sotme, gjuha maqedonase është shkruar ndryshe.

Në vend të gjuha maqedonase, aty shkruan gjuha e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Nga Qeveria nuk kanë dhënë ndonjë sqarim për këtë ndodhi./Telegrafi/

Exit mobile version