Telegrafi

Në Skenderaj sekuestrohet një armë

Foto: Ilustrim

Në orët e paradites së sotme, Policia në Skenderaj, ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është bërë në fshatin Likovc të Skenderajt në kohën kur zyrtarët policorë kanë hasur në personin e dyshuar dhe me këtë rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, një karikator dhe shtatë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/