Telegrafi

Në skaj të një rruge në SHBA gjeti iPhone që ende punonte, besohet se ka rënë nga aeroplani i Alaska Airlines nga 4.900 metra lartësi

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit i SHBA (NTSB) pretendon se ka gjetur një iPhone që funksiononte, që “ndoshta” ra nga një aeroplani i aviokompanisë Alaska Airlines.

Pasi që një pjesë e aeroplanit të kësaj aviokompani u shkatërrua, fluturakja Boeing 737 Max 9 bëri ulje emergjente në Portland, Oregon gjatë fundjavës, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i NTSB-së ka komentuar deklaratën virale të përdoruesit e rrjetit social, ku është përshkruar gjetja e telefonit në skaj të një rruge.

“Ishte një nga telefonat e mbledhur që ranë nga aeroplani. I është dorëzuar Alaska Airlines”, tha zëdhënësi i NTSB-së, shkruan The Guardian.

Seanathan Bates ka publikuar në profilin e tij në X se ka gjetur një iPhone që akoma punon, në të cilin hasi në skaj të një rruge që ishte vendosur në “fly mode” dhe e kishte plot të mbushur baterinë. Ekrani i telefonit jepte të dhënat e rëndësishme sa i përket bagazheve.

“I mbijetoi rënies nga lartësi prej rreth 4.900 metra”, thuhet në postimin e Bates që u shikuar mbi 12 milionë herë dhe u shpërndarë nga 10 mijë llogari tjera. /Telegrafi/