Bazuar në pamjet që janë marrë prej satelitëve nga NASA që lëvizin rreth Hënës, ueb-faqja Secure Team 10 raporton se në sipërfaqen e saj ka ndërtesa të gjata deri në pesë kilometra.
Sipas kësaj teorie konspiracioni, thuhet se formimet janë bërë nga dikush, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë tregon gjashtë të ashtuquajturat ndërtesa në sipërfaqen lunare, që janë quajtur edhe si “shtëpi të jashtëtokësorëve”.
“Janë punime artificiale që nuk i përkasin strukturës së sipërfaqes, por janë krijuar qëllimisht. Prania e tyre tregon se është bërë për të populluar atë vend”, përshkruhet kështu ky fenomen.
Mirëpo, dëshmitë e ndjekësve të jashtëtokësorëve janë parë me dyshim, meqë po konsiderohen si të pa baza.
“Janë vetëm koincidencë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/