Site icon Telegrafi

Në shtëpinë e “Big Brother Albania” është edhe një tjetër homoseksual

Edicioni i këtij viti i “Big Brother Albania” ka nisur me shumë debate krahasuar me vitet e kaluara dhe kjo për shkak të çiftit homoseksual, Vivi dhe Kei.

Ato i janë drejtuar “Big Brother”-it për të rikuperuar lidhjen e tyre, pas një periudhe të gjatë ftohjeje.

Që në ditët e para të spektaklit vajzat janë përballur me kritika të shumta lidhur me orientimin e tyre seksual, kritika të cilat janë kthyer edhe në bullizëm dhe homofobi.

Ama, Kei dhe Vivi nuk janë të vetmet homoseksuale brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Burime të sigurta për Blitz.al kanë treguar se njëri prej djemve që konkurron për çmimin e madh është homoseksual, por identitetin e tij nuk mund ta zbulojmë për arsye etike. Gjithsesi, emri do të mësohet kur vetë banori do të jetë gati për ta shprehur.

Exit mobile version