Me afrimin e festave të fundvitit, duket se shumë prej yjeve kanë nisur përgatitjet për programet festive.
E përderisa këngëtarët po bëhen gati që të realizojnë projekte të reja për fansat e tyre për fundvit, ata nuk po harrojnë që të kryejnë edhe traditat që festat e fundvitit duan.
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, e cila është shumë e lidhur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, u ka treguar atyre se atmosfera festive në shtëpinë e saj ka arritur.
Ajo hodhi në InstaStory disa imazhe, ku tregonte bredhin e stolisur në shtëpinë e saj, teksa prezantonte edhe disa ambiente nga shtëpia.
“Shtëpi për një ditë”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu se pas gjithë atyre angazhimeve ka shijuar më në fund një ditë në shtëpinë e saj.
Nga imazhet, duket se gjithçka në familjen e saj është rregulluar me shije, teksa kur jemi te festat e fundvitit, këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se do të performojë në eventin “Jingel Ball”, të organizuar nga iHeart Radio.
Në këtë event, Rexha do të këndojë më 15 dhjetor në “Amalie Arena”, përkrah emrave të njohur si: Shawn Mendes, Marshmello, Khalid, NF, etj.
Përndryshe, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit “Say my name” me David Guettan dhe J-Balvin. /Telegrafi/