Në mbrëmjen e Samitit të Diasporës u lancua edhe projekti i Muzeut të Diasporës.
“Në pritje të konkretizimit të këtij muzeu, në Muzeun Kombëtar Historik është krijuar pavijoni i parë dedikuar plotësisht diasporës”, u shpreh ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali. ”Nën moton ‘Shkruaj dhe ti emrin tënd’ është krijuar një platformë konkrete që do të nxisë filantropinë dhe donacionet”.
Samitit i Diasporës bashkoi në Tiranë mbi 1200 përfaqësues të shqiptarëve nëpër botë.