Stoli ari në vlerë prej rreth 300.000 denarë janë vjedhur sot nga një banesë në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton MPB, vjedhësi ka hyrë në gardhin e ballkonit dhe ka hyrë nga dritarja në banesë, e cila gjendet në rrugën “Vodenska” në Shkup, pronari i të cilës sipas policisë është personi 67 vjeçar me inicialet D.C.
Nga MPB e Shkupit informojnë se punohet në kapjen e kryerësve të vjedhjes./Telegrafi/.