Site icon Telegrafi

Në Shkup u mbajt konferenca për qasje në të dhënat e harxhimit të parasë publike

Përfaqësues nga Maqedonia, Bullgaria, Shqipëria dhe Sllovenia janë mbledhur në Shkup në një konferencë për shkëmbimin e përvojave për qasje të lirë në të dhënat për harxhimet qeveritare të parave publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas pjesëmarrësve, në Shqipëri ka një softëer ku në bazë ditore mund të shihen pagesat nga buxheti, në Bullgari ka të dhëna të këtilla dhe se në vitet e fundi tështë arritur përparim në këtë drejtim.

Pjesëmarrësit e sektorit joqeveritarë në Maqedoni thonë se legjislativi jep bazë për transparencë, por se duhet zbatim më të mirë të rregullativave ligjore dhe të jepet më shumë llogari për harxhimet e parave publike./Telegrafi/

Exit mobile version