Site icon Telegrafi

Në Shkup protestohet për ajër të pastër

Për ditën e sotme është caktuar një protestë në Bashkinë e Shkupit, që ditët e fundit është radhitur si ndër bashkitë dhe kryeqytetet më ajër më të ndotur në rajon dhe në botë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protesta është paraparë të mbahet në mesditë, pra nga ora 12:00 e deri në ora 14:00, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Përndryshe, një protestë e ngjashme u organizua para disa javësh, ku morën pjesë një numër i vogël qytetarësh, kurse një protestë tjetër u anulua.

Deponia Drislla është piketuar si ndotës i madh i ajrit, për të cilën edhe u dënua nga Inspektoriati i mjedisit jetësor. Gjithashtu, gazeta britanike “the Guardian” raportoi se në këtë deponi është instaluar një furrë për djegien e mbetjeve mjekësore, por që nuk i plotëson standardet e BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version